Diskriminimi i gruas në vendin e punës

Ky projekt mund te thuhet qe eshte nje fushate mbarekombetare per vetedijesmin mbi te drejtat ne pune te gruas qe perkon me piken e programit Nisma lobuese që promovojnë interesat e qytetarëve/grupeve të interesit/komuniteteve, sidomos interesat e grupeve vulnerabël të shoqërisë, qe ne rastin e ketij projekti grup vulnerabel jane grate e diskrimuara ne vendin e punes.

Vlen te theksohet se projekti “Diskriminimi i gruas ne vendin e punes” eshte idejuar si i tille dhe eshte kompatibel edhe me nje qellim te programit qe eshte “Nisma të shoqërisë civile në ndihmë të punësimit dhe që parandalojnë/frenojnë tregun informal të punës” ne perputhje me qellimet e programit, ky projekt synon te realizoje: Njohjen dhe familiarizimin me te drejtat dhe format e ndryshme te diskriminimit ne vendin e punes ndaj grave dhe vajzave.

Ndergjegjesimin e grave dhe vajzave per te drejtat e tyre dhe aplikimin e masave preventive per format e ndryshme te diskriminimit ne vendin e punes.

Organizimin dhe anetaresimin e grave ne unione. Qellimet/objektivat specifike jane te strukturuara per te mbeshtetur objektivat paresore te paraqitura me lart, ndaj edhe per te tangetuar prekjen e problemit te diskriminimit te grave ne vendin e punes duke synuar:

Organizimin e forumeve diskutimi me qellim te rritjes se vetedijesimit duke realizuar pjesmarrje te te gjithe aktereve relevant siç jane: punedhenesit, punemarresit, pushteti qendror, pushteti vendor, zyrat e punesimit, inspektoriati i kontrollit, departamentit qe mbulon sigurimin teknik te punes, shendetin e higjenen, dialogun social, barazine gjinore

Forcimi i pozicionit te grave dhe vajzave ne shoqeri, vecanerisht ne tregun e punes ne rastet kur ushtrohet diskriminim ndaj tyre. Ky objektiv specific synohet te preket duke ju mundesuar grave te njihen me te drejtat dhe format e ndryshme te diskriminimit ne vendin e punes, por veqanerisht duke ju mundesuar qe per problemet e tilla te kene nje adrese zyrtare ku do te paraqesin shqetesimet e tyre ne vije institucionale.

Bashkepunimi me pushtetin lokal dhe komunitetin, per ti dhene perparesi punesimit te grave. Nderveprimi sektorial i te gjithe aktereve ne kete projekt, veçanerisht me pushtetin vendor eshte ideuar te krijoje probabilitet shume te madh qe projekti te realizoje ne plotni te gjitha objektivat specifike.

Organizimin dhe anetaresimin e grave ne unione, permes se ciles grate:

  • Njohin te drejtat dhe detyrat e tyre ne shoqeri dhe vecanerisht ne vendin e punes.
  • Marrin informacion per unionet kontratat kolektive, kodin e punes dhe ligjet ne mbrojtje te tyre
  • Bejne njohjen me ligjin mbi barazine gjinore dhe te drejtave ne pune, aktet ligjore dhe nenligjore perkatese

Fondacioni CIVITAS ne misionin e vet ka fuqizimin e rolit te te gjithe aktereve ne forcimin dhe permiresimin e demokratizimit te vendit andaj edhe te drejtat ne pune - Diskriminimi i gruas ne vendin e punes ne kontekstin shqiptar kerkon vemendje per te reflektuar ne nivelin e demokratizimit dhe plotesim te standardeve demokratike qe vendi jone po vazhdon t’i plotesoje. Ne kete prizem, projekti Diskriminimi i gruas ne vendin e punes ofron assitence konkrete profesionale permes nje stafi te kaulifikuar me qellim te permbushjes sa me cilesore te objektivave te parapara ne projekt. Projekti “Diskriminimi i gruas ne vendin e punes” eshte i dizajnuar te ndikoje direct ne bashkite e medha me qellim qe te perfshihen edhe komunat dhe bashkite e tjera te vogla si ato ne zona urbane dhe rurale ne menyre qe projekti te kete nje shtrirje mbarekombetare.