Civitas Forum

(In Albanian language...)


CIVITAS FORUM eshte nje aktivitet i ideuar nga drejtuesit e Fondacionit CIVITAS Albania ne bashkepunim me partneret dhe bashkepunetoret e fondacionit dhe si i tille eshte lansuar te metoje promovimin e aktivitetit te shoqerise civile nga Shqiperia me qellim te thellimit bashkepunimit me institucinet educative ne te gjitha trojet shqiptare.

CIVITAS FORUM u moderua nga publicisti/analisti Vladimir Lame


Per fondacionin CIVITAS Albania….

Fondacioni CIVITAS Albania është OJF-Organizatë Jo Fitimprurëse, e cila për qëllim parësor ka promovimin e vlerave demokratike në jetën politike shqiptare duke synuar të kontribuojë cilësisht në forcimin e vlerave universale të demokracisë.

Në menyrë më specifike veprimtaritë e Fondacionit CIVITAS bazohen në promovimin dhe ndërgjegjësimin e subjekteve aktive në jetën politike shqiptare për një zhvillim cilësor dhe të kualifikuar të proceseve demokratizuese të sistemit politiko-institucional në vend si dhe sensibilizimin e shoqërisë për rolin e saj në këto procese.

Fondacioni CIVITAS synon të ofrojë ekspertizën e vet, për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri për reforma në të gjithë sektorët, sic janë: ekonomia, politika, sistemi juridik, përgjithësisht administratat shtetërore, për të cilat përmes projekteve, Fondacioni CIVITAS Albania synon te pasuroje mozaikun e madh Shqiptar me qëllim të fuqizimit të demokracisë në Shqipëri.

Projektet e shumta, iniciativat bashkepunimet me organizatat e shoqerise civile ne Shqiperi te cilat punojne vazhdimisht në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërise civile behen pjese active bashkerisht ne aktive në krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe të interesit të publikut.

Per krijimin e nje klime te tille, po shpalosim para jush nje nga komponentet me te rendesishem te Fondacionit CIVITAS Albania, qe jane botimet gjithsejt 5 botime te cilat jane perpjekje e perbashket mes fondacionit tone dhe Fondacionit Gjerman Konrad Adenauer Stiftung.


SINOPSIS TE BOTIMEVE TE LANSUARA NGA CIVITAS ALBANIA

Prezantim i pergatitur nga Isak Bilalli

Manual për Komunikimin PolitikManuali per Komunikim Politik është konceptuar për t’ju ndihmuar në komunikimin me njerëzit dhe gjithashtu në përgatitjen dhe bërjen e fushatave zgjedhore. Ky manual perfshin nje seri rregullash dhe çështje që duhet t’i keni parasysh.

Ky manual i adresohet jo vetëm kryetarëve të partive dhe selive të tyre por gjithashtu edhe organizimit dhe kandidatëve në nivel vendor. Në anën tjetër, ky manual përmban sugjerime dhe ide se çfarë mund të ofrojnë selitë e partisë suaj anëtarëve të saj dhe në rast zgjedhjesh, kandidatëve të saj, gjithasht ndihmon nën-organizatat dhe kandidatët e subjekteve politike në rritjen e mëtejshme të angazhimeve të tyre në punën e partisë dhe në përgatitjen sistematike për fushatën e zgjedhjeve.

Ky udhëzues eshte i perdorshem si një dosje me tema të ndryshme: zgjidh cilindo kapitull që ju nevojitet ju dhe përshtateni sipas situatës në të cilën ndodheni. Ajo cfarë sugjeron vetë ky manual, për shembull, është se subjekti /partia juaj duhet të aplikojë atë që përmban kapitulli 1 në situatën aktuale, kryerjen e një analizë dhe paraqitjen e platformës së saj. Megjithatë, kapitujt e tjerë të ngjashem duhet të modifikohen për t’iu përshtatur kapaciteteve dhe strukturës së partisë suaj. Më e rëndësishmja është që ju duhet të vendosni emrat dhe numrat tuaj në vendet fiktive që janë me ngjyrë blu në kutitë e ‘këshillave’. Selia qëndrore e partisë gjithmonë duhet të synojë sigurimin e shërbimeve ndaj kandidatëve të saj.


Demokracia Kristiane: Parime dhe Politikëbërje.

Partitë Kristian-Demokrate janë përcaktuese në politikën e shumë shteteve europiane dhe në procesin e bashkimit të Europës, të cilin ato e kanë iniciuar dhe ndërtuar me sukses. Nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar nuk synohet që “të eksportohen” tek të gjitha shtetet partnere koncepte të parapërgatitura mbi demokracinë dhe ekonominë sociale të tregut. Qellimi i angazhimit ndërkombetar të KAS-it është, para së gjithash, dhënia e kontributit së bashku me partnerët tanë lokalë, për zhvillimin dhe stabilizimin e demokracisë, vlerave të saj themelore, politikave dhe institucioneve të tyre. Vlerat e Demokracisë Kristiane, nga njëra anë dhe politikat konkrete bazuar mbi këto vlera, nga ana tjetër, janë orientim dhe mbështetje për ndërmarrjen e politikave të rëndësishme. Pikërisht Ekonomia Sociale e Tregut mund të jetë një shembull, i cili mund të kontribuojë për kalimin e pasojave të krizës globale financiare dhe ekonomike dhe për zhvillimin e qëndrueshëm në shtetet ku realizohen projektet tona.

Kjo broshurë është një veshtrim i përgjithshem mbi vlerat e Demokracise Kristiane, historinë e zhvillimit të saj dhe qendrimet kristian-demokrate në sektorë të përzgjedhur të politikës. Perveç kësaj, në fund të broshurës ndodhen të dhëna biografike për disa kristian-demokratë europianë të rëndësishëm. Kjo broshurë është një produkt i përbashkët i disa departamenteve të fondacionit “Konrad Adenauer”, e cila para se gjithash mund t’u vihet në dispozicion filialeve jashtë shtetit, në mënyrë që gjatë punës së projektit të Fondacionit në mbarë botën të vihen në zbatim ide, vlera dhe politika të Demokracisë Kristiane.


Parimet e Lirisë dhe Sigurisë për Gjermaninë

Politikat Kristian Demokrate për Gjermaninë në Shekullin 21. Kristian Demokratet, CDU është një parti popullore e qendrës që i përfshin të gjithë. Ajo ende ka të gjalla rrymat politike të mendimit që çuan në themelimin e saj. CDU ka rrënjët tek koncepti kristian i njerëzimit dhe dinjitetit të tij të pathyeshëm nga i cili varen vlerat bazë të lirisë, solidaritetit dhe drejtësisë. Ne përpiqemi për një korrelacion të drejtë midis vlerave bazë. Në një botë që ndryshon, është përgjegjësia jonë që të vendosim një lidhje midis vlerave dhe realitetit dhe të veprojmë përkatësisht. Të qenit të ndërgjegjshëm për gabueshmërinë e natyrës njerëzore na mbron prej rrezikut të krijimit të ideologjive nga politika. Kjo na tregon edhe kufijtë e politikës.

Unioni i ka perjetuar të gjitha fillimet madhore në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë. Sot, CDU perballet me sfidat gjigante të Shekullit 21 me të njejtën vendosmëri. Nëpërmjet politikave të saj themelore të orientimit, të tilla si ekonomia sociale e tregut, lidhjet me perëndimin dhe integrimin europian, CDU në 1949 hodhi themelet për një zhvillim të lire, të drejtë dhe dinamik të vendit tonë.

CDU qëndroi e patundur kundër kundershtimit ndaj ribashkimit të Gjermanisë. Kur u ofrua mundësia, bashkimi i atdheut qe i mundur, pas dekadash ndarjeje, që u krye në paqe dhe liri nën udheheqjen e CDU-se. Gjermania mund të krenohet me këtë arritje. CDU ka luajtur një rol thelbësor në këtë histori suksesi. Për herë të parë në historinë e saj, Gjermania rrethohet nga miq dhe partnerë. Miqtë e CDU në Amerikë dhe Europë kanë dhënë një kontribut lëndësor për këtë. Baballarët themelues të Europës kurrë nuk e kanë pasur kaq të lehtë: një Europë që është e bashkuar në paqe dhe liri, e fortë ekonomikisht, e orientuar nga ana shoqërore dhe e përgatitur të marrë përsipër më tepër përgjegjësi në botë. Besimi dhe konfidenca janë parimet udhërrëfyese për ta çuar më tej bashkimin dhe zhvillimin e kontinentit tonë. Ky rend ekonomik dhe shoqëror në liri është modeli për një rend ndërkombëtar politik. Globalizimi kërkon një dimension të ri të ëkonomisë sociale të tregut dhe e paraqet mundësinë për të vendosur standarte sociale dhe ekologjike globale.

Duke patur parasysh sfidat e Shekullit 21, është e nevojshme të gjendet një përkufizim i ri për sigurinë. Ai përfshin sigurinë e brendshme dhe të jashtme në një botë me kërcënime të reja në rritje. Veç kësaj, ai përfshin sigurinë shoqërore në kushtet e ekonomisë së globalizuar dhe ndryshimeve demografike si dhe të atyre që i përkasin kohezionit në shoqerinë tonë dhe sigurisë për të jetuar në një mjedis që ja vlen të jetohet dhe që çdo brez e ruan për brezin tjetër. Vizioni i CDU për Gjermanine është një shoqëri mundësish në të cilën qytetarët tanë të jetojnë në liri dhe siguri, një shoqëri qe respekton arritjen dhe suksesin. Veç kësaj, zotimi eshte që të ankorohen në mes të shoqërisë dhe ata që deri tani kanë qenë të përjashtuar. Çelësi për shanse më të mëdha në tregun e punës janë veçanërisht mundësitë e barabarta për edukim dhe arsimim gjatë gjithë jetës.

Bindjet etike dhe përvoja e pasur e CDU japin fuqi dhe urtësi politike për ta formësuar Republikën Federale të Gjermanisë si një vend i lirisë, drejtësisë, sigurisë dhe mundësisë për të gjithë njerëzit. Kjo është baza mbi të cilën bashkëpunohet me qytetarët e vendit tone për një të ardhme të mirë.


KORRUPSIONI dhe ANTIKORRUPSIONI në SISTEMIN e DREJTËSISË

Cristi Danilet është 34 vjeç dhe ka qenë gjyqtar që prej vitit 1998. Që nga viti 2003, ka qenë anëtar i një numri organizatash të ndryshme në mbrojtje të pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe promovimit të integritetit të gjyqtarëve si: Shoqata per Master të Rumanisë (anëtar i Komitetit Drejtues i degës Cluj 2003-2004), Shoqëria për Drejtësi (anëtar themelues që prej vitit 2005, President që prej vitit 2009), Transparency International Rumani (anëtar që prej vitit 2004, zgjedhur në Komitetin Drejtues në vitin 2007) dhe Bashkimi Kombëtar i Gjyqtarëve të Rumanisë (anëtar që prej vitit 2008). Autori ka qenë anëtar i grupit të punës së krijuar nga Këshilli i Larte i Magjistraturës në vitin 2006 dhe iu caktua detyra e përgatitjes së një “Profili të Gjyqtarit/Prokurorit në Sistemin Ligjor Rumun”. Është bashkautor i punimit “Faktorët e Presionit dhe Konfliktet e Interesit në Sistemin e Drejtësisë”. Manual për Gjyqtarët (Shoqëria për Drejtësi, Konrad Adenauer Stiftung, 2007).

Nga viti 2005 deri në 2007 Cristi Danilet ishte anëtar i Komisionit Europian të Këshillit të Europës për Efikasitetin e Drejtësisë. Atje, përktheu Rekomandimet përkatëse të Komitetit të Ministrave, që u mblodhën në përmbledhjen “Efektiviteti dhe Paanësia e Drejtësisë – Standartet Europiane” (Instituti Rumun për të Drejtat e Njeriut, 2008), gjendet edhe në faqen e internetit të Këshillit të Europës: www.coe.int/cepej. Në Mars 2007 Cristi Danilet përfaqësoi Rumaninë në mbledhjen e eksperteve të shteteve anëtare të OKB-së që kontribuan në përgatitjen e punimit “Komentar për Parimet e Bangalorit për Sjelljen Gjyqësore”, i cili përfaqëson kodin etik më të rëndësishëm të hartuar ndonjëherë për gjyqtarët.

Aspekte të këtij studimi kanë qenë tema prezantimesh që Cristi Danilet ka bërë në ngjarje të ndryshme si: simpoziumi ndërkombëtar “Etika dhe Kultura Profesionale: një qasje shumë disiplinore”, mbajtur nga Fakulteti i Historisë dhe Filozofisë të Universitetit Babes-Bolyai në Cluj-Napoca, më 5-6 Tetor 2007; një konferencë ekstra kurrikulare që synohet për një audiencë të përbërë nga studentë të vitit të parë të organizuar në Institutin Kombëtar të Magjistraturës më 9 Tetor 2007; fjala e mbajtur në Shkollën e Vjeshtës në kuadër të projektit Rrjeti i ‘Gazetarëve’ për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut’, organizuar nga Lidhja për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut – dega Cluj në partneritet me Shoqatën e Gazetarisë Profesioniste Cluj, mbajtur në Biasoara, Qarku Cluj, më 19-20 Tetor 2007; fjalë e mbajtur në kuadër të programit të trajnimit për gazetarët ‘Media dhe Drejtesia – Në Kërkim të Dialogut’, organizuar nga Freedom House Rumani në Sinaia, më 22-24 Shkurt 2008. Një paraqitje përmbledhëse e këtij studimi u botua fillimisht nga Lidhja për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut – dega Cluj në ‘Gazetën Tetor-Dhjetor 2007’, që më pas u detajua nga Copoeru, Ion dhe Nicoleta Szabo (koordinatore) në ‘Etica si cultura profesionala’ (Kultura dhe Etika Profesionale), Cluj-Napoca: Editura Casa Cartii dhe Stiinta, 2008, 218-225. Në fushën e korrupsionit Gjyqësor dhe antikorrupsionit, autori mori një çmim nga Instituti Kombetar i Magjistraturës për esenë e tij ‘Korrupsioni i Parë nga Brenda’ në Tetor 2008. Ka marrë pjesë dhe në një program trajnimi “Ndërtimi i Integritetit Gjyqësor’ organizuar nga Instituti CEELI në Pragë, në Nëntor 2008. Shumë analiza për korrupsionin, pavarësinë e gjyqësorit, dhe reformën në sistemin gjyqësor mund të gjenden në blogun e autorit në adresën: http://cristidanilet.wordpress.com.


RRJETI I KORRUPSIONIT

Korrupsioni është abuzimi me pushtetin për përfitime private

Përkufizim, Transparency International

Korrupsioni është një e keqe e madhe e kohës sonë. Ai e shfaq fytyrën e tij të shëmtuar kudo. Ai pothuajse ndodhet në themelet e të gjithë problemeve. –ose të paktën pengon në zgjidhjen e tyre – dhe ndikon në menyrë shkatërruese në rajonet e varfra të botës, atje ku miliona njerëz mbahen prej tij të mbërthyer në mjerim, varfëri, sëmundje, konflikte të dhunshme dhe shfrytëzim.

Peter Eigen, Mars 2003


SINOPSIS I PROJEKT INICIATIVES SE PERBASHKET TE CIVITAS Albania dhe JEF Albania

Modeli i Bashkimit Europian 2011

Prezantim i pergatitur nga Vladimir Thano

Ne fillim te Nentorit, Parlamenti Evropian mblidhet ne Tirane. Do te dukej nje lajm sensacional ndoshta nga ato qe here pas here te lajthitur dhe anti evropianiste botojne. Por jo eshte e vertete ne kuptimin qe mijra te rinj nga rajoni e gjithe Evropa e me gjere po aplikojne online dei me 30 Shtator ne www.meualb.org per te parin simulim te fuksionimit te institucioneve evropiane ne Ballkanin Perendimor. Modeli i Bashkimit Europian 2011 (MEU 2011) eshte nje simulim i Bashkimit Europian (BE), nje projekt qe bashkon me shume se 150 te rinj europiane dhe shqiptar ne Tirane ne datat 8-13 Nëntor, 2011. Organizoret e eventit nderkombetar j ane organizatat jo qeveritare JEF ALBANIA dhe CIVITAS Albania qe kane angazhuar edhe ekspertet me te mire vendas dhe nderkombtare ne kete fushe.

Duke nisur nga ky aktivitet e ne vazhdimesi MEU-ALBANIA do te kete si partnere organizaten BETA (Bringing Europeans Together Association e.V. - Simulation of European Politics), duke i dhene Simulimit te MEU Albania standartet e lojes simuluese si ajo e MEU-Strasbourg apo MEU-Mainz te cilat organizohen nga BETA. Partneret AEGEE-Tirana dhe Parlamenti Europian i te rinjve kane ofruar asistencen e tyre.

Shume aplikime mberriten nga e gjithe bota dhe ne vecanti nga trojet shqiptare ne rajon. Ne turin e fundit neper universitetet ne Maqedoni dhe Kosove nje pjese e organizatoreve te MEU 2011, Albania vendosen urat e komunikimit me pjesmarresit.

Vetem disa dite perpara ketij eventi me 12 Tetor, Bashkimi Evropian do tu beje te ditur shqiptarve fatin e kerkeses se Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat ne kete organizate. Ne kete menyre te rinjte qe simulojne ne Tirane modelin e funksionimit te perditshem te punes se zyrtareve ne Bruksel, Strasburg e Luksemburg do te kene rast te diskutojne konkretisht momentin e duhur per prespektiven integruese te vendit tone dhe rajonit ne pergjithesi. Duket e qarte vleresimi i cdo kerkese per antaresim do te behet individualisht e ka pak gjasa qe te tolerohen standartet e kushtet qe BE-ja kerkon per antaresimet e reja pas Kroacise.

Te perzgjeddhurit do te diskutojne edhe tema te ndryshme aktuale qe e shqetesojne BE. Per 5 dite rresht pjesmarresit do te kene mundesine per te mesuar mbi punimet e BE-se dhe proceset demokratike europiane. Qellimi kryesor i konferences eshte simulimi i procesit vendim-marres te BE-se, kryesisht e perqendruar ne procedurat e zakonshme legjislative midis Parlamentit Europian dhe Keshillit Europian. Gjate konferences pjesmarresit do te luajne rolet e ministrave te shteteve anetare te BE-se, deputeteve te Parlamentit Europian, lobisteve dhe gazetareve.

Gjate simulimit, pjesmarresit do te kene mundesine per te mesuar rreth instancave te shteteve te tjera kundrejt BE-se dhe do te perjetojne nje ambient pune vertete nderkombetar. Konferenca e Modelit te Bashkimit Europian 2011 eshte me shume se thjeshte nje process informal i te mesuarit duke u fokusuar ne Bashkimin Europian. Pjesmarresit do te kene mundesine te praktikojne dhe permiresojne aftesite negociuse dhe anglisht-folese. Mbi te gjitha, ata do te perjetojne nje atmosfere te vertete europiane, duke qene ne kontakt me kultura te ndryshme dhe duke c'rrenjosur stereotipet dhe paragjykimet. Pas ceremonise zyrtare te hapjes se Konferences MEU-ALBANIA 2011, pjesmarresit do te prezantohen me rregullat dhe procedurave per debat dhe pjesmarrjes ne workshop-in "Aftesite debatuese", e cila do t'i ofroje pjesmarresve mundesine per t'u pergatitur me tej per rolin e tyre ne nje ambient interaktiv.

Ky format do te filloje duke prezantuar procedurat e zakonshme legjislative te Komunitetit Europian, proces i cili Parlamenti dhe Keshilli do te arrijne nje marreveshje ne diskutimin e temave. Eksperte te ndryshem do te bashkohen me pjesmarresit ne diten e dyte per te diskutuar ceshtje specifike lidhur me cdo teme, pra duke siguruar qe pjesmarresit te jene te informuar ne gjendjen aktuale te debatit ne temat e zgjedhura dhe duke dhene nje kendveshtrim me te holle ne jetet eperditshme te politike-beresve brenda BE-se. Duke luajtur rolet e tyre si MEP, Ministra ne Keshillin e Ministrave, ambasadore dhe politikane, pjesmarresit do te japin fjalime, do pergatisin amendamente, do te negociojne me aleate dhe kundershtare, do te manaxhojne konflikte dhe do te permiresojne aftesite e tyre sociale dhe anglisht-folese. Lobistet do te perpiqen te influencojne mbi procesin e vendimarrjes politike. Konferenca do te monitorohet nga nje grup "gazetaresh", qe do te publikojne artikuj te ndryshem cdo dite duke raportuar ne zhvillimet e debateve te zyrtareve dhe cfare politikanet bejne ne kohen e tyre te lire, duke botuar edhe nje gazete e formatit Europian.

Simulimi do te filloje me nje prezantim te propozimeve te Komisionit per delegatet. Nje nga propozimet do t'i prezantohet Keshillit Europian, kurse tjetri Parlamentit. Cdo institucion do te diskutoje propozimet e tyre dhe do te formuloje amendamente mbi te, pas se cilit ata do te shkembejne dokumentet perkatese dhe do t'ja prezatojne institucionit tjeter. Te dy institucionet do te prezatojne opinionet e tyre dhe amendamentet mbi propozimet e reja. Duke ndjekur negociata intensive, ne momentin qe te dyja propozimet jane diskutuar nga te dyja institucionet, do te shpresohet ne arritjen e nje konsensusi ne menyre qe nje pjese e legjislacionit te mund te vije ne zbatim. Ne diten e fundit, kur simulimi te kete mbaruar, nje panel diskutimi do te realizohet. Politikane nga fraksione te ndryshme politike do te debatojne ne ceshtje te diskutuara me pare nga pjesmarresit, te cilet do te angazhohen ne kete diskutim. Perfundimisht, ne Panairin e Partnereve, pjesmarresit mund te prezantojne organizatat e tyre ose te mesojne rreth mundesive per t'u bere aktive ne organizata rinore europiane, duke diskutuar projekte te mundshme te ardhshme dhe duke u bere me aktive ne shoqerine europiane. Nje program divers shoqeror dhe debate shume intensive do te garantojne nje kohe shume te frytshme per te gjithe. Ky simulim i BE-se eshte nje leksion edhe per ata qe kane ne dore proceset integruese ne kuptimin e perfaqesimit te cdo vendi ne nivel politik. Behet fjale per detyrat e shtepise perballe te gjithe klases politike shqiptare. Politikane dhe rethuar me njerez medioker ne stafet e tyre mund t`i hedhin shkopinj ne rrota ketij procesi qe duhet te ece mbi shina te shpejta tashme. Dhe ky do te jete apeli i padurimit te europarlamentareve te rinj ne heren e pare qe mblidhen ne fillim te Nentorit ne Tirane.


SINOPSIS I INICIATIVES SE PERBASHKET MES CIVITAS ALBANIA DHE AS@N

Prezantim i pergatitur nga Denis Zavalani

Çfare ofron iniciativa e AS@N

AS@N është një rrjet gjithëpërfshirës i studentëve/profesionistëve të rinj në Shqipëri apo që studiojnë e jetojnë jashtë vendit si një instrument që influencon dhe realizon zhvillimin e politikave që orientojnë investimin e të ardhmes së të rinjve shqiptarë në Shqipëri apo për Shqipërinë aty ku ndodhen. Fusha e veprimtarisë së Rrjetit AS@N konsiston kryesisht në:

  1. Orjentimin e karrieres të nxënësve të shkollave të mesme drejt degëve të dëshiruara duke e shoqëruar këtë proces me analizën e tregut të punës si dhe me ofertën akademike që ofrojnë universitetet brenda e jashtë Shqipërisë.
  2. Lehtësimin e procedurave të njohjes së diplomave të studentëve shqiptarë në Universitetet e Huaja prej MASH.
  3. Asistencë në aplikimin e studentëve shqiptarë në Universitetet e Huaja si dhe një ndihmesë joformale me informacione mbështetëse nëpërmjet rrjetit të koordinatorëve tanë pranë këtyre Universiteteve.
  4. Përgatitjen e Studentëve për tregun e punës nëpërmjet Qendrës së Karrierës që funksionon brenda AS@N prej vitit 2010 e që ofron trajnime për Portofolin e Punësimit, Internshipe pranë kompanive më të sukseshme në tregun shqiptar dhe aftësimin për sipërmarrjet rinore.
  5. Internship në Administratën Publike në nivel qendror e vendor me qëllim njohjen e studentëve me administratën publike dhe përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në procedurën administrative dhe punën e përditshme në Institucionet ku janë të atashuar sipas ekspertizës dhe fushës së studimit. Në përfundim të këtij Internshipi studentët pajisen me certifikatë nga Departamenti i Administratës Publike bazuar në vlerësimin e performancës së tyre e cila monitorohet e certifikohet nga Sektori i Burimeve Njerëzore brenda Institucionit pranë të cilit kryhet praktika.
  6. Mbështetje në realizimin e Seminareve, Konferencave e Projekteve të ideuara nga Studentët dhe tryezave të rrumbullakëta për cështje të rëndësishme për të rinjtë.

Nëpërmjet kësaj iniciative AS@N mundëson përmbushjen e njërit prej objektivave më kryesorë të tij, që ka të bëjë me inkurajimin e kthimit të studentëve që studiojnë jashtë vendit, për të dhënë kontributin e tyre në Shqipëri. Falë nismës së “Civitas Forum” kjo inisiativë synon të shtrihet në të gjithë Rajonin duke filluar me shtetet e Kosovës e Maqedonisë, duke sjellë një qasje të re bashkëpunimi rajonal me shkëmbime eksperiencash dhe promovimin e transferimit të aftësive dhe eksperiencave të studentëve me Administratën Publike Shqiptare.

Kjo nismë merret me qëllimin që të kufizojë Rrjedhjen e Trurit nga Rajoni drejt vendeve më të zhvilluara. Largimi i trurit nuk përfshin vetëm studentët, por këta konsiderohen një nga pjesët më të rëndësishme të së ardhmes së kombit. “Truri” i Rajonit po largohet në drejtim të shteteve të tjera dhe aspekti pozitiv i kësaj situate është se të rinjtë ballkanas që studiojnë jashtë vendit marrin eksperiencë, know-how bashkëkohor, shkollim te nivelit të lartë, kulturë e mënyrë globale të menduari dhe etikë të lartë pune. Këta studentë, konsiderohet si një nga faktorët më të domosdoshëm për rigjenerimin e ekonomisë rajonale dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Rajonit drejt standarteve europiane. Vlerat dhe eksperienca e fituara prej tyre, nëse do të aplikohen në institucionet shqiptare do të japin një kontribut të vyer në procesin e integrimit të Rajonit në strukturat europiane.

Ky projekt, nëpërmjet kryerjes së “internship-eve” në administratë publike shqiptare dhe bizneseve private, do të shërbejë për të krijuar një infrastrukturë për të ndihmuar kthimin në atdhe të studentëve, duke u dhënë atyre mundësinë të njohin realitetin e punës në institucionet shtetërore dhe kompanitë private duke kryer “internshipe” në to dhe duke u dhënë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre akademike duke i zbatuar ato në praktikë në mjedisin shqiptar.