Fondacioni "CIVITAS" funksionon si organizatë jo-fitimprurëse, nuk ka për qëllim përfitimin dhe cdo përfitim që mund të ketë Fondacioni do të përdoret për përmbushjen e qëllimit të përcaktuar në statutin e Fondacionit.

Fondacioni "CIVITAS" e bazon veprimtarinë e tij në promovimin dhe ndërgjegjësimin e subjekteve aktive në jetën politike shqiptare për një zhvillim cilësor dhe të kualifikuar të proceseve demokratizuese të sistemit politik-institucional në vend si dhe sensibilizimin e shoqërisë për rolin e saj në këto procese.

Fondacioni e ushtron veprimtarinë e tij në mënyrë të pavarur nga organet dhe interesat shtetërore, pa dallime raciale, besimi fetar, bindje politike, seksi dhe origjine etnike.


Projekte:

Diskriminimi i gruas në vendin e punës
Model European Union Albania 2011
Sfidat politike të Kosovës

Civitas Forum